Kampionati Evropian starton ditën e nesërme.
Ndeshja hapëse është ajo e cila do të zhvillohet me 11 qershor në stadiumin e Romës, ku takohen Italia dhe Turqia. Ndeshje që do të fillojë nga ora 21:00.
Interesant është fakti që do të kemi dy kombëtare debutuese në Kampionatin Evropian.
Finlanda dhe Maqedonia e Veriut janë të vetmet kombëtare që marrin pjesë për herë të parë.
Maqedonia e Veriut triumfoi ndaj Kosovës në gjysmëfinalen e play-offit në Ligën e Kombëve, kurse më pas në finale e mposhti Gjeorgjinë.
Ndërkohë në Kampionatin e fundit Evropian në 2016 debutuan 4 kombëtare (Islanda, Irlanda Veriore, Sllovakia dhe Uellsi).