Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, sulmuesi me prejardhje nga Kosova, Andi Zeqiri mund të dërgohet sërish në huazim nga Brightoni.
Zeqirit i ka përfunduar huazimi te skuadra e Baselit, ku edhe e kaloi këtë sezon, ndërsa bëhet e ditur se atij do t’i duhet të përgatitet sërish për një huazim të radhës.
Bisedimet do të fillojnë së shpejti, ku dy klube italiane veçse kanë treguar interesim në sulmuesin 23 vjeçar.
Sezonin që lamë pas, sa ishte në huazim te Baseli, Andi Zeqiri arriti të bëjë 50 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar 18 gola dhe duke bërë dy asistime.