Dy kandidatë tërhiqen nga gara për president tek Barça

Kandidatët për president të Barcelonës kanë dominuar lajmet e fundit lidhur me të ardhmen e klubit, tani gara për të parin e Barçës do të ketë dy sfidues më pak.

Sipas raportimeve, Jordi Farre nuk ka mundur të mbledhë nënshkrimet e duhura për ta kaluar pragun, kështu që ai tërhiqet nga gara.

Sipas “ESPN” edhe Emanuel Marsden nuk do mund të përmbushë kërkesën minimale dhe do mbetet jashtë garës,

Fushata elektorale do të zgjasë një javë dhe vetëm anëtarët e moshës të cilët përmbushin kriterin e moshës do të jenë në gjendje të hedhin një votë, ndërsa ata do të duhet të kenë anëtarësim për të paktën një vit dhe gjithashtu të mos jenë pezulluar kurrë nga klubi.

Sipas artikullit, Victor Font dhe Joan Laporta janë kandidatët kryesorë për karrigen e presidentit.

Për tu konsideruar një kandidat presidencial, të gjithë kandidatëve u duhet nënshkrimi i të paktën 2,257 anëtarëve dhe të paraqesin një pagesë të garantuar prej të paktën 124.2 milionë euro.

Sot deri në orën 15:00 ka qenë afati i fundit për kandidim për karrigen e presidentit të Barcelonës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *