Dy gjigantë të Premier Leagues e duan Calhanoglun

Mesfushori turk, Hakan Calhanoglu ka qenë njëri nga futbollistët të kritikuar te Milani pas ndeshjes ndaj Cagliarit ku skuadra kuqezi barazoi 0:0, duke e rrezikuar maksimalisht Champins Leaguen.

Turku nuk ka bërë liderin atëherë kur duhej teksa e ardhmja e tij është ende një mister i madh. Ai foli edhe ditën e djeshme duke ngritur pikëpyetjet.

“E ardhmja ime nuk është e lidhur me Champions ose jo, kontrata është tjetër gjë!”. Hakan Calhanoglu ende nuk e ka ndarë mendjen se çfarë do të bëjë dhe po afron qershori kur edhe lirohet falas dhe mund të zgjedhë që të mos kthehet më në Milanello.

Sipas Daily Mirror, turku i intereson Manchester Unitedit dhe Chelseat, por si njëra, ashtu edhe tjetra, ende nuk kanë prezantuar asnjë ofertë zyrtare të agjenti i tij. Duhet të kujtojmë që Calhanoglu kërkon 5 milionë euro në sezon për të rinovuar, ndërsa Milani është i ndalur në 4 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *