SC Gjilani ka filluar të mendojë për sezonin e ardhshëm, ku kanë shpallur që tani kandidaturën për titullin kampion.
Skuadra “kuqebardhë” me marrëveshje të dyanshme i ka dhënë fund bashkëpunimit me mesfushorin Ardit Hila dhe sulmuesin anësor Arbër Çyrbja.
Hila ishte transferuar te Gjilani nga skuadra e Prishtinës, kurse Çyrbja kishte zbarkuar në Gjilan nga Teuta e Durrësit.
Hila gjithashtu e ka falënderuar klubin përmes një ‘story’ të publikuar në rrjetet sociale me mesazhin “Faleminderit SC Gjilani”, shkruan “Sheshi”.
Në ditët në vijim priten edhe largime të tjera nga kampi gjilanas.