Duro pas humbjes nga Besa: Nuk do luftojmë për mbijetesë, të gjithë e dinë çfarë skuadre ka Feronikeli

Trajneri i Feronikelit, Klodian Duro, është shprehur optimist për ecurinë e skuadrës në të ardhmen.

Besa e mposhti Feronikelin me rezultatin 2-1 në Pejë, Tahiri i shënoi dy gola për Besën ndërsa sulmuesi në formë, Simonovski shënoi për Feronikelin.

Tani feronikeli ka 31 pikë dhe është vetëm katër pikë nga zona e rrezikut, por ky fakt duket se nuk e ka shqetësuar Duron.

“Nuk do luftojmë për mbijetesë, e dimë të gjithë se çfarë skuadre ka Feronikeli. E kemi parë në kampionat”, tha ai.

“Kishim dy përballje të forta ndaj Prishtinës në ligë dhe në Kupë, dhe ndikoi edhe orari i ngjeshur”, shtoi ai.

“Duhet të merrnim maksimumin, provuam gjithçka por, nuk ia arritëm. E uroj Besën për fitoren”, tha Duro.

“Organeve kompetente ia lë ta gjykojnë çdo gjë që organizon në Kampionatin e Kosovës. Kanë komisione që verifikojnë çdo gjë dhe nuk dua të merrem me penallti”, shtoi ai.

“Kam shumë punë me skuadrën, kemi treguar se luajmë futboll evropian. Do ta vazhdojmë rrugën tonë, objektivi është që të vazhdojmë të jemi një klub që kërkon të fitojë trofe”, përfundoi Klodian Duro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *