12 qershori i 2004-ës është një nga ditët më të paharrueshme të karrierës së Cristiano Ronaldos. Superylli portugez Ronaldo shënoi golin e parë në karrierën e tij ndërkombëtare kundër Greqisë në ndeshjen e Kampionatit Evropian.
Pas 17 vitesh, më 8 shtator 2020, ai gjithashtu vendosi një histori tjetër që e bëri ditën ndryshe të lavdishme. Me 101 gola në kombëtare, 35-vjeçari u bë futbollisti i dytë në botë pas Ali Daei (109) që shënoi më shumë se njëqind gola në arenën ndërkombëtare.
Rrugës për këtë arritje, në këtë shekull, ai ka shënuar gola kundër 41 kombëtareve të ndryshme. Numri i vendeve që ka luajtur të paktën tri ndeshje por nuk ka arritur t’u shënojë një gol të vetëm është katër; Shqipëria (4), Gjermania (4), Brazili (3) dhe Franca (3).