Dukagjini ka arritur të rikthehet në Superligë pas një sezoni. Ekipi nga Klina në ndeshjen e barazhit e mposhti Trepçën’89 vetëm pas ekzekutimit të penalltive.
Rezultati pas 120 minutave ishte i barabartë 1:1.
Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 30-të, kur Adenis Shala realizoi për ta kaluar Trepçën’89 në epërsi, pas një aksioni model të mitrovicasve.
Me këtë rezultat u mbyll edhe fraksioni i parë i ndeshjes.
Pjesa e dytë nisi me një gol të hershëm. Osmani shënoi për Dukagjinin për ta barazuar rezultatin në 1:1, e që doli të jetë rezultati i 90 minutave.
Pas 30 minutave të vazhdimeve nuk pati gola teksa ndeshja shkoi në ekzekutimin e penalltive.
Aty më të vëmendshëm u treguan ekipi i udhëhequr nga Armend Dallku.