Dukagjini mposht Feronikelin 74 me nëntë lojtarë në fushë – Suhareka dhe Gjilani ndajnë pikët

Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës.

Dukagjini arriti fitore të madhe me nëntë lojtarë në fushë duke mposhtur Feronikelin 74 me rezultat 2-1.

Hekuran Berisha realizoi në minutën e 55’të për epërsinë e Dukagjinit, teksa Feronikeli 74 barazoi shifrat në minutën e 85’të të takimit me Ioannidis. Kur u mendua se pikët do ndaheshin, Victor Hugo realizoi në minutën e 90+6 të takimit.

Gjilani dhe Suhareka luajtën baras me rezultat 1-1.

Stijepovic i dha epërsinë mysafirëve në minutën e 33’të, teksa për Gjilanin shifrat barazoi Jarovic në minutën e 36’të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *