Dukagjini fiton me rikthim ndaj Malishevës

Dukagjini e ka nisur me fitore stinorin pranveror në Albi Mall Superligë, pasi ka mposhtur Malishevën me rikthim me rezultat 2-1.

Ishte skuadra mysafire e cila kaloi e para në epërsi falë super talentit Drilon Hazrollaj.

Në pjesën e dytë klinasit u futën fuqishëm duke kërkuar me ngulm golin e barazimit.

Ishte minuta e 58-të kur Iljasa Zulfiu realizoi për të barazuar shifrat në 1-1. Vetëm shtatë minuta më vonë transferimi i ri i klinasve, Paulo Silva realizoi për epërsinë 2-1.

Deri në fund të ndeshjes gola më nuk pati përkundër se dy skuadrat kishin disa raste dhe Dukagjini ndali tre pikët në shtëpi.

Me këtë fitore Dukagjini vazhdon të jetë në pozitën e gjashtë me 27 pikë, derisa Malisheva është një pozitë më lartë me dy pikë më shumë.

Në ndeshjen e ardhshme Dukagjini luan në udhëtim te Llapi, derisa Malisheva para adhuruesve të vet Fushë Kosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *