Dukagjini ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, pasi ka mposhtur Drenicën me rezultat 1-0.
Vendasit e filluan më mirë takimin, duke rrezikua pas vetëm pesë minutash lojë me anë të Fatlum Gashit, por goditja e tij ishte e lehtë për portierin Arion Ymerin.
Drenica më pas u këndell dhe filloi të krijonte aksione, derisa rrezikoi me anë të Keshnik Ukës (12’), mirëpo u bllokua.
Në 45 minutat e dytë, Dukagjini ishte më kërkues dhe kjo rezultoi me gol për ta.
Ishte minuta e 76-të kur Jeton Dushi lëshoi një goditje të fuqishme, për të zhbllokuar rezultatin 1-0.
Ky rezultat i mjaftoi Dukagjinit për të kaluar në gjysmëfinale, derisa Drenicës do t’i mbetet vetëm fokusi në Superligën e Kosovës.