Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka përgëzuar presidentin e Federatës Shqiptare, Armand Duka, i cili sot u zgjodh zëvendëspresident i UEFA, me vota unanime.
Në një postim në Instagram, Ademi e ka quajtur moment historik për futbollin shqiptar, duke e bêrë atë shqiptarin e parë që merr një pozitë kaq të lartë në futbollin evropian.
“Në emër të komunitetit të futbollit në Kosovë, dua të përgëzoj presidentin Duka për këtë sukses”, ka shkruar Ademi në postimin e tij.
https://www.instagram.com/p/CxqF8n4ILuh/?igshid=NTc4MTIwNjQ2YQ==