Duka për mediat italiane: Kam bërë gjithçka që Kosova të pranohej në UEFA e FIFA dhe për këtë ndihem krenar

Një rrëfim i rrallë është dhënë nga Armand Duka në mediat italiane.

Kreu aktual i FSHF ka folur në “Sportpress24” mbi zgjedhjet, kërcë.nimet e marra, arritjet e futbollit dhe finalen e Conference League.

Por më interesante është tema sesi Duka ka ndihmuar Kosovën të pranohet nga UEFA dhe FIFA. Zvicra ishte asokohe rivali më i madh pasi kishte frikë për ikjen e lojtarëve, por Duka u kujtoi se Shqipérisë mund t’i ikte gjysma e lojtarëve, por nuk mund t’i mohonte kënaqësinë e futbollit Kosovës.

“E kam thënë edhe atëherë dhe e them sërish, çështja e Kosovës nuk ishte aspak politike. Unë i kam kërkuar UEFA-s dhe anëtarëve të saj, që fëmijëve të Kosovës të mos u mohohet futbolli. Kur përfaqësuesi i Zvicrës po ankohej, pas njohjes së Kosovës se mund ti largoheshin 5 futbollistë mbaj mend të kem thënë: “Shqipërisë mund ti largohet gjysma e skuadrës por kjo nuk do të thotë, që ne duhet ti mohojmë fëmijëve të këtij vendi, të drejtën për të ëndërruar që një ditë do të luajnë me kombëtaren e tyre. Kam bërë gjithçka që Kosova të pranohej në UEFA e FIFA dhe për këtë ndihem krenar. Koha ka treguar se ka qenë një vendim i drejtë dhe në të mirë të futbollit. Sot Kosova është një realitet i bukur në hartën e futbollit europian dhe ne të gjithë duhet ta mbështesim në rrugëtimin e saj për të arritur standartet më të mira europiane dhe botërore. Nëse do ndodhte e kundërta sigurisht që futbolli do të kishte humbur shumë nga vlerat që përmbledh”, tha Duka.

/SportEkspress/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *