Tifozët e Ekuadorit ishin të parët që protestuan për kufizimet e pijeve alkoolike në Katar në ndeshjen me vendin nikoqir në Kupën e Botës.
Thuajse gjithë tifozët e Ekuadorit në tribunën ku ishin të vendosur kërkun një pije që përmban alkool, njoftojnë mediat e huaja.
“queremos cerveza, queremos cerveza”, ishin fjalët e tifozëve të Ekuadorit, citojnë mediat e huaja, që në gjuhën shqipe i bie “duam birrë, duam birrë”.
Ecuador ?? fans are chanting "queremos cerveza, queremos cerveza!"
Which means "we want beer, we want beer!"pic.twitter.com/mwMZW9FSso
— FIFA World Cup 2022 (@2022_QatarWC) November 20, 2022
Kujtojmë se vetëm dy ditë para fillimit të turneut, Katari vendosi të mos servirte alkool në vetë stadiumet.