Historia e 33-vjeçarit që preku me mijëra çifte disa javë para Shën Valentinit.
Secili nga ne do të kalonte qastet e fundit të jetës me personat më të dashur, më pas të prisni qka fati ka përcaktuar për ju.
Gary Smart u gjend përpara kësaj situate e dinte mjaft mirë se ç’donte. Ai dëshironte të ndante orët e tij të fundit me gruan e jetës. Historia e tij është publikuar së fundmi në shtypin britanik duke emocionuar me mijëra njerëz në botë, transmeton Living.
33-vjeçari, baba i një djali të vogël, ishte diagnostikuar me një kancer agresiv në mushkëri në qershor të vitit të kaluar. Gary-t i kishin ngelur pak ditë jetë, nuk u mendua dy herë dhe i kërkoi të dashurës të martoheshin në ato momente.
“Kishim aq shumë plane, por fati kishte projektuar të tjera gjëra për ne. Gary më tha se donte të ishte bashkëshorti im, qoftë edhe për pak orë. Kisha ëndërruar gjithmonë një dasmë madhështore, por në ato momente e vetmja gjë që doja ishte ta bëja të lumtur. Mjekët lajmëruan një prift, i cili pranoi të na martonte brenda në spital”- rrëfen Laura, gruaja e tij.
Gary arriti t’i vinte unazën Laurës dhe të bënte betimet e martesës. “Atë natë unë u shtriva në shtrat me të dhe pamë “Fast and Furious 8”. U përgjuma për pak, por nga ora 3 e mëngjesit pashë që mjekët më larguan sepse gjendja e tij ishte përkeqësuar. Ai më pa për herë të fundit dhe më pas ra në agoni. Kishim vetëm shtatë orë si burrë e grua dhe unë e humba përgjithnjë.