Me dy golat ndaj Tenerifes, Myrto Uzuni kaloi një rival dhe I mbetet edhe një shkallë për t’u ngjitur në podium, për të qenë shënuesi më I mirë në historinë e Granadës.
Ylli kuqezi ka tani 39 rrjeta, ndërsa në vend të parë është Jusef El Arabi me 44.
Uzuni la pas sulmuesin Odion Igalo, që goditi saktë 38 herë për këtë ekip, ndërsa
“Është e qartë se kam shumë respekt për Igalon, për historinë që ka lënë këtu në Granadë. Unë dua gjithmonë që të punoj fort dhe të shënoj, dhe që të kaloj të gjithë rekordet te Granada. Dua që të jem më I miri në historinë e Granadës, jo për të kaluar Igalon, sepse unë e respektoj shumë atë, por unë jam Myrto Uzuni dhe dua gjithmonë që të shkruaj historinë edhe në Granada, ku ndihem si në shtëpi”.
Uzuni është më i mirë se rivalët si El Arabi apo Igalo, edhe sepse ka mesatare më të mirë, me 0.41 gola për ndeshje.
Duket se shqiptari ka lidhje të veçantë me Granadën.
“Unë jam gjithmonë maksimumin kur luaj për këtë fanelë. Këtë e kam bërë edhe kur kam qenë I dëmtuar. Unë këtu ndihem si në shtëpinë time. Njerëzit më duan shumë, dhe është e qartë se duhet t’iua shpërblej këtë mbështetje që më japin, duke shënuar gola. Unë jam I lumtur kur shënoj, jetoj për futbollin, dhe kjo është jeta ime”.
Ekzistojnë të gjitha mundësitë që Myrto Uzuni ta shkruajë historinë brenda këtij viti, pra të jetë shënuesi më i mirë për të gjitha kohët i Granadës.