Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka dhënë një intervistë për emisionin ‘EKIPI A’ në ATV, ku ka folur për sfidat e ardhshme dhe preferencat e tij për kundërshtarët në kualifikueset e Botërorit.
Kur është pyetur se cilën kombëtare do të dëshironte të kishte përballë në fazën e kualifikimeve për Kampionatin Botëror të vitit 2026, Foda ka përmendur dy ekipe: Shqipërinë dhe Italinë.
“Unë jam gjysmë italian, baba im i cili nuk jeton më ishte italian, për këtë arsye do të dëshiroja të luaja kundër Italisë. Gjithashtu do të dëshiroja kundër Shqipërisë sepse është shumë afër dhe do të ishte mirë’, deklaroi Foda.
Foda ku është pyetur mbi pritshmëritë e tij për ndeshjen e play-offit të Ligës së Kombeve kundër Islandës.
“Islanda ka një ekip atletik dhe ka shumë lojtarë të mirë që luajnë jashtë vendit të tyre. Disa prej tyre luajnë në Gjermani në Bundesliga 2, dhe në Championship të Anglisë. Një nga lojtarët luan me Zhegrovën në Lille. Islanda ka lojtarë të mirë. Por jam i bindur nëse ne i përmbahemi parimeve tona, ne i kemi të gjitha cilësitë dhe mundësit për t`i fituar të dyja takimet”, deklaroi Foda.