Skuadrat kosovar vazhdojnë sonte rrugëtimin e tyre në garat evropiane. Ballkani, Drita dhe Dukagjini luajnë sonte në raundin e dytë kualifikues të Conference League.
Skuadra e Dritës luan në Prishtinë ndaj Viktoria Plzen me fillim nga ora 20:00. Ekipi i Vavalis barazoi në Çeki me rezultatin 0-0, teksa sonte do kualifikimin e madh – me ç’rast kanë edhe një mbështetje të fuqishme nga tifozët, ku priten mbi 10 mijë në “Fadil Vokrri”.
Ndeshjen mes Dritës dhe Viktoria Plzen do ta transmetojë Super Sport 3.
https://www.instagram.com/p/CveV9qlt2gw/?igshid=NTc4MTIwNjQ2YQ==