Drita vazhdon kryesimin në tabelë, luftë e ashpër në dy fronet – tabela e Superligës së Kosovës

Drita ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në garë për titull të kampionit, në javën e 28-të në Superligën e Kosovës.

Gjilanasit triumfuan 2:4 në kryendeshjen ndaj Llapit në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Në takimin tjetër të zhvilluar në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, Prishtina e ka mposhtur Drenicën.

“Bardhekaltrit” kryeqytetas fituan falë golit të vetëm të realizuar nga Leotrim Kryeziu në minutën e 73-të.

Pas javës së 28-të, Drita vazhdon t’i prijë tabelës në vendin e parë me 61 pikë, tri më shumë se Ballkani dhe katër më shumë se Prishtina.

Në anën tjetër, lufta për mbijetesë vazhdon të jetë e ashpër me disa skuadra që janë të rrezikuara për rënie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *