Drita e Gjilanit pritet të prezantojë përforcimin e ri.
Olle mëson ekskluzivisht nga burime pranë klubit, se kampionët në fuqi do të transferojnë ish-mbrojtësin e Maqedonisë së Veriut, Vladica Brdarovski.
30-vjeçari luan në pozitën e mbrojtësit të djathtë.
Ai në pesë vitet e fundit ka luajtur me Vardarin e Shkupit.
Brdarovski ka edhe shtatë ndeshje me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut në vitet 2012-2015.
Për të ishte e interesuar edhe Partizani i Tiranës.
Drita pritet ta bëjë prezantimin e tij sot ose nesër.