Superliga e Kosovës në futboll vazhdon me ndeshjet e javës së 26-të kampionale në fundjavën e ardhshme.
Edhe xhiroja e radhës në elitë sjell një duel të zjarrtë që pritet të jetë shumë interesant. Dy rivalët e vjetër të futbollit kosovar, Drita dhe Prishtina takohen në kryendeshjen që pritet të luhet në Gjilan.
Dy skuadrat që kanë nevojë të madhe për pikë synojnë fitoren në takimin në fjalë.
Gjilanin e pret një udhëtim jo edhe i lehtë, pasi takohet me Malishevën. Ballkani ndeshjen e radhës e luan sërish në shtëpi, por tani është nikoqir i Drenicës.
Ulpiana udhëton në Drenas për t’u përballur me Feronikelin, teksa Llapi mirëpret Dukagjinin.
Çiftet e plota:
Ballkani – Drenica
Malisheva – Gjilani
Drita – Prishtina
Llapi – Dukagjini
Feronikeli – Ulpiana.