Drita do të vazhdoj aventurën evropiane, derisa do të zbres në fushë për ndeshjen e dytë në fazën e Ligës në Ligën e Konferencës.
Skuadra kampione e Kosovës pas një barazimit të madh në ndeshjen e par ndaj KUPS në Finlandë, tani do ta luaj takimin e parë në shtëpi në fazën e ligës.
Drita në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ pret skuadrën qipriote Omonia, me ndeshjen që do të startojë nga ora 18:45.
Skuadra e Zekirija Ramadanit synon të marrë një rezultat pozitiv, përkundër që qipriotët janë favorit në letër.
Gjithsesi me përkrahjen e madhe të tifozëve, Drita kërkon tre pikët nga kjo ndeshje e parë në shtëpi në fazën e ligës.