Skuadra e vetme shqiptare që po e vazhdon rrugëtimin e saj në garat evropiane, Drita, do të jetë sonte përball një misioni jashtëzakonisht të vështirë.
Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Drita sonte me fillim nga ora 20:00 e pret Legia Varshavën me objektivin e madh për ta përmbysur rezultatin e ndeshjes së parë, raporton KosovaPress.
Skuadra polake triumfoi në shtëpinë e saj me rezultat 2-0, andaj “Intelektualët” duhet të shkëlqejnë për ta përmbysur atë dhe për ta siguruar fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.