Ardian Nuhiu do të jetë në krye të shtabit teknik te FC Drita edhe për dy vitet e ardhshme.
Tekniku shkupjan ka pranuar ofertën e drejtuesve të klubit gjilanas për të rinovuar kontratën, teksa informacioni është konfirmuar edhe nga faqja zyrtare e klubit.
“Sonte pas nje takimi te shkurter eshte arritur marreveshje per vazhdimin e bashkepunimit me trenerin tone Ardian Nuhiu edhe per dy vitet e ardhshme!
Drejtori i pergjithshem Feti Murseli eshte shprehur tejet i kenaqur me punen profesionale dhe perkushtimin e trenerit shkupjan Ardian Nuhiu, dhe per te cilen i eshte besuar klubi edhe per dy vitet e ardhshme.
Klubi jone i deshiron suksese ne qellimet tona te perbashketa trenerit”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Kujtojmë se ditën e djeshme, klubi gjilanas “blindoi” kapitenin e skuadrës, Ardian Limani.