Drita mposht Prishtinën e Re, i afrohet kreut të tabelës

Drita ka shënuar fitore të rëndësishme në garën për kreun e Superligës së Kosovës, duke triumfuar si mysafire ndaj Prishtinës së Re me rezultat 2–0, në ndeshjen e javës së 14-të.

Kampionia në fuqi e Kosovës, dominoi takimin, ku Rron Broja zhbllokoi rezultatin në minutën e 25-të, ndërsa Kristal Abazaj vulosi fitoren në minutën e 54-të.

Me këtë fitore, Drita ngjitet në kuotën e 23 pikëve, njësoj si Ballkani dhe tre pikë pas lideres Prishtina, e cila sonte përballet me Malishevën në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *