Drita merr fitore komode ndaj Ferizajt, vazhdon marshimin drejt titullit

Drita ka marrë fitore komode ndaj Ferizajt për ta vazhduar garën për titull të kampionit me rezultat 2-0.

Pjesa e parë ishte e qetë me pak raste shënimi me të dy skuadrat që kryesisht luanin në mesfushë pa rrezikuar shumë.

Me të filluar pjesa e dytë Drita shtoi iniciativën, teksa në minutën e 57-të gjeti golin e epërsisë me Albert Dabiqajn i cili shënoi pas asistimit nga Egzon Bejtullai për 1-0.

13 minuta më vonë Drita gjeti edhe golin e dytë, ku kësaj radhe realizoi zëvendësuesi Veton Tusha.

Deri në fund më nuk pati ndonjë rast që vlen të përmendet dhe Drita mori tre pikë të rëndësishme.

Me këto tre pikë Drita vazhdon si lider i vetëm me 50 sosh, derisa Ferizaj mbetet në pozitën e shtatë me 26 pikë.

Ndeshjen e ardhshme Drita e luan në udhëtim te Llapi, derisa Ferizaj pret Suharekën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *