Skuadra gjilanase vuajti shumë përballë skuadrës së fundit në tabelë, duke triumfuar me rezultat 2:0.
Liridon Leci (57’) realizoi golin e parë për bardhekaltërit, para se Astrit Fazliu (88′) të vuloste gjithçka.
Drita tani ka 58 pikë në pozitën e parë, shtatë më shumë se ndjekësit më të afërt që kanë një ndeshje më pak.
Dukagjini pothuajse është përshëndetur nga Superliga, pasi ka vetëm 10 pikë në pozitën e 12.