Drita – Llapi dhe Prishtina – Ballkani, kryendeshjet e javës së ardhshme në Superligën e Kosovës

Në xhiron e radhës në Superligën e Kosovës në futboll, atë të 23-tën, do të ketë përballje tejet interesante.

Vëmendja kryesore do të jetë në dy ndeshje që zhvillohen në Gjilan dhe sipas të gjitha gjasave në Lipjan.

Drita pas disfatës në Ferizaj (2:1), e mirëpret në shtëpi Llapin. Ndërsa, Prishtina që ndeshjet si vendas po i luan në Lipjan, do të ketë punë me Ballkanin.

Në takimet tjera, Gjilani viziton Klinën për t’u ndeshur me Dukagjinin. 89-shi kërkon këndelljen në Mitrovicë kundër Malishevës, e Drenica luan në shtëpi kundër Ferizajt.

Orari se kur do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 23-të ende nuk është publikuar në uebfaqen e Federatës së Futbollit të Kosovës.

ÇIFTET E PLOTA:

Drita – Llapi

Drenica – Ferizaj

Trepça ’89 – Malisheva

Prishtina – Ballkani

Dukagjini – Gjilani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *