Është mbyllur ndeshja mes Prishtinës dhe Dritës që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”.
90 minuta lojë sollën dy gola, nga një për secilën skuadër, që në fund përfundoi 1-1.
Të parët në epërsi kaluan vendasit, Armend Thaqi asistoi për Endrit Krasniqin që me një gol të bukur, e dërgoi topin në rrjetë për 1-0.
Drita barazoi gjithçka në minutën e 80’ me anë të Astrit Fazliut që ia siguroi një pikë të artë Dritës.
Pas kësaj pike të marrë, Drita ka shkuar në kuotën e 65 pikëve, kurse Prishtina e katërta me 58.
Kështu, Drita ka bërë një tjetër hap të rëndësishëm drejt arritjes së qëllimit për këtë sezon, që është titulli i Kampionit.