Drita konfirmon largimin e lojtarit që ka fituar dy tituj me ta: Faleminderit ikonë

Pas Xhevdet Shabanit dhe Fidan Gërbeshit, një tjetër lojtar është larguar pas një kohe të gjatë nga Drita.

Gjilanasit kanë konfirmuar largimin e mesfsuhorit Bujar Shabani nga skuadra.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të klubit, Drita ka falënderuar për kontributin Shabanin dhe i ka uruar fat në aventurën e re.

Njoftimi i plotë nga klubi:

FALEMINDERIT IKONË BUJAR SHABANI

2 herë kampion i Kosovës me FC DRITA

1 herë fitues i Superkupës së Kosovës

201 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat

16 gola të shënuar dhe 11 asiste

“Bongo” Bëri gjithmonë maksimumin dhe pas një kohe të gjatë vjen edhe momenti i ndarjes me njërin prej futbollistëve ikonë të klubit Bujar Shabani.

Bujari edhe pse kishte kontratë edhe një vit me klubin, pas nje bisede te gjatë kanë vendosur që ti ndajnë rrugët miqësisht për tu takuar sërishtë në një rol tjetër!


Buki ka dhënë një kontributë të jashtëzakonshëm andaj do të jemi mirënjohës përjetësishtë për qdo pikë djerse që ka derdhur për klubin tonë.

Sot ishte dita e fundit e Bujarit me klubin tonë ku u përshëndet me të gjithë bashkëlojtarët, me staffin, ku ne shenjë mirënjohje drejtori gjeneral Feti Murseli dhe drejtori sportiv Valon Zymberi e nderuan Bujarin me dhuratë dhe mirënjohje.

Faleminderit përgjithëmonë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *