Janë mbyllur të gjitha takimet e javës së 31-të në IPKO Superligën e Kosovës.
Derbi numër 32 i Anamoravës i takoi Gjilanit të cilit mposhtën Dritën për herë të parë këtë sezon.
Kjo fitore e Gjilanit e ka bërë shumë më interesante garën për titull atje ku tashmë në garë kanë hyrë seriozisht, Drita, Gjilani dhe Ballkani.
Ishte kjo humbja e parë e Dritës pas pandemisë së Covid-19.
Kurse, pas humbjes në derbi, ka reaguar edhe presidenti i Dritës, Valon Murseli.
“Kokën lartë djema. Na kanë mbetur edhe 180 minuta. Ju na keni sjell deri këtu, në fund iu do të na bëni krenar. Forca Drita”, ka shkruar Murseli.
Me fitore, Gjilani tashmë gjendet në pozitën e dytë në tabelë me 64-të pikë, një më pak se Drita që zotëron pozitën e parë.