Klubet e futbollit të Kosovës janë përballur me vështirësi të mëdha në garat evropiane të këtij viti, për shkak të rasteve me koronavirus.
FC Prishtina, Drita dhe Gjilani janë klubet të cilat janë përballur me vështirësi në garat evropiane.
Kryeqytetasit madje nuk e kanë zhvilluar asnjë ndeshje, për shkak të rasteve të cilat kanë rezultuar pozitive me COVID-19 e me ç’rast nuk janë lejuar të zhvillojnë takimet.
Edhe Drita e Gjilanit ishte përballur me disa raste të infeksionit brenda skuadrës dhe me këtë rast ata janë eleminuar nga faza preliminare e Ligës së Kampionëve.
Gjilanasit i janë drejtuar Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv me seli në Lozanë.
“Zeri.info” mëson se Drita e ka humbur lëndën në CAS teksa për një gjë të tillë, klubi është njoftuar nga avokatët e angazhuar.
Gjithsesi, presidenti i klubit të Dritës, Valon Murseli ka thënë se ata nuk kanë shpresa se vendimi do të jetë në favor të tyre.
“Ende nuk kemi marrë asgjë zyrtarisht. Por, kemi pak shpresa në CAS”, ka thënë Valon Murseli.