Drita fiton titullin e tretë në Superligë, Flamurtari bie në Ligën e Parë

Ka përfunduar edhe xhiroja e fundit e këtij stinori në Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra e Dritës edhe pas humbjes së pësuar nga Ballkani ka fituar titullin e tretë në histori të klubit, pasi që një gjë të tillë e kishte siguruar qysh javën e kaluar.

Trepça 89 dhe Drenica kanë arritur të sigurojnë mbetjen në elitë edhe për stinorin e ardhshëm, pas fitoreve të arritura ndaj Prishtinës, respektivisht Dukagjinit. Ndërsa skuadra e Flamurtarit i është bashkuar, Ferizajt, Dukagjinit dhe Vushtrrisë, skuadra këto që stinorin e ardhshëm do të jenë pjesë e Ligës së Parë.

Gjilani, pas fitores ndaj Flamurtarit, ka arritur të sigurojë pjesëmarrjen në garat ndërkombëtare, ndërsa Ballkani një gjë të tillë do të ketë mundësi ta sigurojë në finalen e Kupës së Kosovës ndaj Prishtinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *