Skuadra e Dritës ka mposhtur Prishtinën me rezultatin 2:0 në ndeshjen e Superligës së Kosovës.
Veton Tusha ishte akteri kryesor i ballafaqimit, pasi realizoi dopietë, fillimisht në minutën e 15’të, e më pas edhe në minutën e 27’të.
Drita me këtë fitore mbetet në vendin e parë me 63 pikë, kurse Prishtina në vendin e pestë me 38 pikë.
Në Therandë, Ballkani triumfoi minimalisht ndaj Gjilanit me rezultatin 1-0.
Golin e vetëm në këtë duel e realizoi sulmuesi Sunday Adetunji, pas 31 minutave lojë.
Ballkani ndodhet në vendin e dytë me 53 pikë, kurse Gjilani në vendin e gjashtë me 38 pikë.