Skuadra e Dritës ka fituar derbin ndaj Gjilanit në ndeshjen e xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në futboll.
Drita fitoi derbin e madh kosovar ndaj Gjilanit me rezultatin 2-0.
Golin e parë në këtë derbi e realizoi sulmuesi anësor, Almir Ajzeraj, pas asistimit të Besnik Krasniqit në minutën e 44’të.
Për ta mbyllur çështjen e fituesit u përkujdes, Ardit Tahiri, i cili pas inkuadrimit në lojë si zëvendësues realizoi për 2-0.
Ndërkohë, ndeshja tjetër mes Feronikelit dhe Dukagjit u mbyll me barazimin 1-1.