Drita – Feronikeli, loja kryesore e xhiros së parë

Këtë fundjavë do të nisë sezoni i ri i Superligës, na pret garë e nxehtë për titull, Kupë dhe Evropë

Këtë fundjavë do të hapet perdja e sezonit të ri në Superligën e Kosovës në futboll. Gara do të jetë mjaft e nxehtë, ndërsa një pjesë e mirë e ekipeve do ta synojnë titullin, Kupën dhe Evropën. Xhiroja e parë nis me një ndeshje derbi, atë ndërmjet Dritës dhe Feronikelit.

Të dyja ekipet kanë bërë ndryshime të mëdha gjatë verës në ekipet e tyre, por rivaliteti mbetet i njëjtë. Siç dihet, Drita dhe Feronikeli e kanë dominuar futbollin kosovar në vitet e fundit. Ndërkaq, kampionia aktuale, Prishtina, e nis sezonin 2021/2022 si mysafire e Malishevës.

Bardhekaltrit duan fitore gjithsesi në udhëtim ndaj skuadrës së promovuar në ligën elitare. Malisheva nga ana e saj do të mundohet ta ndal së paku një pikë në shtëpi ndaj kryeqytetasve. E fituesi i Kupës, Llapi e pret skuadrën tjetër të inkuadruar në Superligë, Ulpiana.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *