Drita e zhvillon sonte ndeshjen e parë kualifikuese për Ligën e Kampionëve.
“Intelektualët” do ta kërkojnë kualifikimin duke u ballafaquar me ekipin nga Luksemburgu, FC Differdange 03.
Ky takim zhvillohet me fillim nga ora 20:00, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në Prishtinë, atje ku atmosfera pritet të jetë fantastike.
Kualifikimi nga ky rreth, në rastin më të keq pastaj për Dritën siguron fazën “Playoff” në UEFA Europa Conference League.