Dy skuadrat e Superligës së Kosovës, Drita dhe Llapi sonte luajnë ndeshjet e para të fazës së dytë në UEFA Conference League.
Nga ora 19:00, Llapi luan ndaj ekipit të fortë nga Danimarka, Brondby.
Kujtojmë që skuadra e Tahir Batatinës u eliminua nga UEFA Europa League dhe tani bën gara në Conference League.
Ndërkaq, klubi nga Gjilani, Drita për herë të parë këtë sezon nis avenutrën në garat e UEFA-s, ku si kundërshtar do ta ketë Breidbablikun nga Islanda.
Kjo ndeshje zhvillohet në stadiumin “Kopavogsvollur” nga ora 21:00.