Është mbyllur pjesa e parë në ndeshjen mes Dritës dhe Inter d’Escaldesit me rezultat, 2:1.
Fillimisht, në minutën e 21-të, Xhevdet Shabani realizoi eugol për Dritën, kurse nëntë minuta më vonë, Emili Garcia barazoi 1:1 për Inter d’Escaldesin.
Kurse, në sekondat e fundit të pjesës së parë, shënoi Hamdi Namani për Dritën një eurogol për epërsinë 2:1.
Në këtë pjesë, skuadra e Ardian Nuhiut kishte posedimin, derisa u tregua edhe më e rrezikshme se kundërshtari.
Ndeshja në fjalë është e vlefshme për gjysmëfinalen e rundit preliminar të Ligës së Kampionëve.
Kjo përballje po zhvillohet në Nyon të Zvicrës.
Ndryshe, fituesi i kësaj ndeshje do të takohet me kampionin e Irlandës së Veriut, Lindsfield në finale.