Drita e frustruar në testimet e fundit të lojtarëve të tyre për COVID-19

Drita ka shprehur frustrimin e tyre në lidhje me testimet e lojtarëve të tyre që u janë bërë për COVID-19.

Klubi gjilanas ka njoftuar se Hamdi Namani ka rezultuar pozitiv me coronavirus, derisa Bujar Shabani e Fidan Gerbeshi që dy ditë më parë ishin pozitiv, tani kanë dalë negativ.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë dhe pa ndërhyrje të Dritës:

E TMERSHME!Nga testimet e sotme, tani pozitiv ka rezultuar lojtari me i mire ne ndeshjen e fundit Hamdi Namani, e per…

Posted by Drita FC on Monday, August 10, 2020

Nga testimet e sotme, tani pozitiv ka rezultuar lojtari me i mire ne ndeshjen e fundit Hamdi Namani, e per qudi negativ rezulton Fidan Gerbeshi qe ne testin e para dy dite ishte pozitiv, gjithashtu negativ rezultoi edhe Bujar Shabani qe ne testin e para dy dite ka rezultuar negativ, por per shkak te kontaktit me Fidanin eshte kerkuar nga Uefa qe te vetizolohet!

E habitshme se çfarë po ndodhe, e habitshme se si Uefa vepron me standarde te dyfishta, ku vetizolon lojtarin qe rezulton kater heret e fundit Negativ”.

Kjo eshte e pabesueshme se si mund ti ndodhe nje gje e till nje organizatori siq eshte UEFA. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *