Ballkani duket se të gjithë fokusin e ka në Confernce League pasi sot në sfidën kryesore të javës së gjashtë në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll përballë Dritës është aktivizuar pothuaj me ekipin e dytë.
Këtë gjë Drita e ka shfrytëzuar shumë mirë duke shënuar fitore me rezultat 0:2 për ta njoftuar njëherësh me humbjen e parë në kampionat kampionin ne fuqi.
Në ndeshjen tjetër Gjilani e Prishtina kanë ndarë pikët duke luajtur baras 1:1 derisa Llapi vazhdon me rezultate negative. Ai është mposhtur në udhëtim nga Ferizaj me rezultat 2:1.