Drita dhe Ballkani luajnë derbin e madh të Superligës, ndeshje interesante edhe në Podujevë

Sot zhvillohen dy ndeshje në Superligën e Kosovës në futboll.

Një super derbi pritet të zhvillohet në Gjilan, atje ku Drita dhe Ballkani, dy rivalët e viteve të fundit do të duelojnë ndaj njëri-tjetrit.

Pritet të jetë një përballje jashtëzakonisht interesante, aq më shumë për faktin se dy skuadrat janë përsëri në krye të tabelës.

Në ndeshjen e parë të këtij edicioni, Drita dhe Ballkani barazuan pa gola, kurse në të dytën, Ballkani triumfoi me rezultat 2 me 0.

Një tjetër takim shumë interesant pritet të jetë edhe ai mes Llapit dhe Malishevës, takim ky që luhet poashtu në ora 13:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *