Drita “bie” për titull, humb nga Llapi dhe mbetet shumë larg nga Ballkani

Drita ka pësuar humbje nga Llapi në kuadër të xhiros së 29-të në Superligën e Kosovës në futboll, disfatë kjo që e lë ekipin gjilanas shumë larg nga pozita e parë kur kanë mbetur edhe shtatë javë deri në fund.

Futbollistët e drejtuar nga Ardian Nuhiu kanë pësuar minimalisht 1:0 nga Llapi në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Prince Blade, futbollisti afrikan ishte “figura tragjike” e gjilanasve, i cili realizoi autogol në minutën e 11-të, gol që i solli tri pikët llapjanëve në fund të takimit.

Balde devijoi goditjen e Amadus, duke bërë që topi të përfundonte në kuadratin e portës së Faton Malokut.

Llapi me këtë fitore mbetet në vendin e katërt me 47 pikë, pesë më pak se Drita që gjendet në pozitën e tretë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *