Drita bën “bum”, transferon super-futbollistin

Nënkampioni i Kosovës nuk e ka ndërmend të ndalet.

Pas paraqitjeve të jashtëzakonshme në garat e Conference League, Drita, sot ka ardhur me një risi, duke e zyrtarizar futbollistin e njohur Agim Zeka.

Zeka vishet bardhekaltër me synime ta ndihmojë skuadrën drejt objektivave të mëdha që do të ketë në edicionin ri, shkruan Demokracia.com.

Lajmin e ka dhënë vet skuadra gjilanase përmes një postimi në Facebook.

Agim Zeka është përforcimi i radhës:

Klubi jonë FC DRITA ka arritur që të përforcojë edhe më shumë fazën ofenzive me lojtarin tonë më të ri Agim Zeka i cili vjen pas një eksperience të madhe nga Evropa!

Agim Zeka 22 vjeqar, është sulmues krahu dhe sa ishte pjesë e Skenderbeut, bëri hapin e madhë ku u transferua tek gjiganti francez LOSC Lille dhe me pas ishte i huazuar në ekipe të njohura evropiane dhe së fundmi ishte pjesë e Bundesliges austriake, pjesë e ekipit Austria Viena.

Zeka ishte pjesë e shpresave të kombëtares së Shqipërisë tek të gjitha grupmoshat U-17, U-19 dhe U-21.

Marrëveshja mes klubit tonë dhe lojtarit është lidhur për dy vitet e ardhshme dhe Zeka do të jetë bardhë e kaltër deri me 2023.

Mirë se vjen Agim

FC DRITA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *