Superliga e Kosovës në futboll ka hyrë në fazën e katërt të garave e ku kanë mbetur edhe nëntë xhiro deri në fund të edicionit 2020/2021.
Ndonëse në fillim të edicionit ishin disa skuadra që kishin synim trofeun e skuadrës më të mirë, megjithatë kur kanë mbetur edhe nëntë ndeshje deri në fund janë vetëm tri skuadra që ndodhen në këtë garë.
Drita, Ballkani dhe Prishtina janë skuadrat që zënë pozitat e para në tabelën e klasifikimit, shkruan Demokracia.com
Drita aktualisht është lidere e kampionatit me 58 pikë, tri më shumë se Ballkani dhe katër më shumë se Prishtina.
Përparësi e gjilanasve është se dy nga rivalët për titull do t’i mirëpres në Gjilan në ndeshjet në vazhdim.
Nga këto tri skuadra, fati më së paku i buzëqesh Ballkanit që do të udhëtojë tek dy ekipet konkurrente.
ORARI I DRITËS:
Llapi (mysafir)
Trepça ’89 (mysafir)
Prishtina (shtëpi)
Besa (mysafir)
Feronikeli (shtëpi)
Gjilani (mysafir)
Ballkani (shtëpi)
Drenica (mysafir)
Arbëria (shtëpi)
ORARI I BALLKANIT:
Besa (shtëpi)
Feronikeli (mysafir)
Gjilani (shtëpi)
Llapi (shtëpi)
Drenica (mysafir)
Arbëria (shtëpi)
Drita (mysafir)
Trepça ’89 (shtëpi)
Prishtina (mysafir)
ORARI I PRISHTINËS:
Drenica (mysafir)
Arbëria (shtëpi)
Drita (mysafir)
Trepça ’89 (shtëpi)
Llapi (mysafir)
Besa (mysafir)
Feronikeli (shtëpi)
Gjilani (mysafir)
Ballkani (shtëpi)