Vijnë krisjet e para në marrëdhënien mes Harry Kane dhe Tottenham.
Sulmuesi anglez, aktualisht i dëmtuar, mund t’u thotë lamtumirë Spurs-ave në fundin e sezonit.
Kjo është ajo që shkruan Daily Telegraph që ka bërë të dridhet skuadrën e Jose Mourinho-s. Pavarësisht elozheve të shumta të trajnerit portugez për sulmuesin e tij, lojtari mund të vendoset të largohet nga londinezët në fundin e sezonit.
Kualifikimi në edicionin e ardhshëm të Champions League do të jetë shumë i rëndësishëm. Nëse ekipi i Special One nuk do t’ia dalë, atëherë pasojat mund të jenë shumë të rënda për Tottenham-in, edhe për sa i takon merkatos.
Pasoja e parë do të ishte pikërisht lamtumira e Kane. Presidenti Levy do të provojë ta blindojë sulmuesin me rinovimin e kontartës që skadon në 2024-ën dhe me një rrogë më të lartë në krahasim me 12 milionë eurot që Kane përfiton aktualisht. Megjithatë, do të jetë e vështirë që të ndalen të mëdhatë e Europës që e ndjekin prej kohësh.
Real Madrid, Barcellona dhe Manchester United janë gati të futen në garë për 26-vjeçarin. Për momentin vlerësimi i tij është shumë i lartë: flitet për 170 milionë euro.