Dje Barcelona u turpërua nga Bayern Munich në çerekfinale të Champions League, kurse sot kanë filluar menjëherë lëvizjet e para.
Sipas asaj që raporton “AS”, Ivan Rakitic dhe Martin Braithwaite do të jenë të parët që do të largohen nga klubi katalunas këtë afat kalimtar.
Thuhet se tashmë dy futbollistët i kanë informuar lojtarët rreth vendimeve të tyre.
Të hënën pritet shkarkimi i Setien dhe Abidal, kurse pritet edhe shpallja e zgjedhjeve të reja presidenciale.