Ka përfunduar takimi i javës së 15-të në Superligën e Kosovës mes Drenicës dhe Llapi.
Ishin mysafirët që triumfuan në këtë takim me rezultat minimal 0:1.
Heroi i llapjanëve ishte Arbnor Ramadani, i cili realizoi në minutat e fundit të ndeshjes.
Drenica mbetet në vendin e gjashtë me 19 pikë, ndërsa Llapi me 11 pikë renditet në vendin e nëntë.