Shtatë ndeshjet e fundit në Superligën e Kosovës, nuk ka qenë aspak të mira për Drenicën.
‘Kuqezinjët’ në shtatë ndeshjet e fundit ka marrë vetëm një barazim dhe ka pësuar gjashtë humbje. Deri me tani Drenica, ka 101 ditë pa arritur të fitoj ndeshje në kampionat.
Nesër të besuarit e Bledar Devollit, i pret një ndeshje e lehtë në letër por jo edhe në fushë. Besa do të jetë kundërshtari i Drenicës, skuadër që është me futbollistë të rinjë por që i ka shkaktuar kogja telashe ‘kuqezinjëve’ në këtë sezon.
Kapiteni i klubit nga Skënderaji, Azem Bejta në një intervistë të shkurtër dhënë për “Sheshin”, ka deklaruar se nesër është koha të thyhet akulli, duke besuar në fitore ndaj pejanëve.
“Ndaj Besës, shohim një ndeshje shumë të vështirë, në takim do të hyjmë me seriozitet shumë të madh edhe besojmë që do të arrijmë deri te fitorja”, ka deklaruar Bejta.
Ndërsa, sa i përketë Kupës së Kosovës, mbrojtësi ka shtuar se do të shkojnë shumë lartë
“Sa i përketë Kupës, do të jemi të përqendruar deri në fund dhe besoj që do të shkojmë shumë lartë”, përfundoi kapiteni i Drenicës.
Drenica do të jetë nikoqire e Besës, takim ky i cili do të zhvillohet nesër më fillim nga ora 13:00 në stadiumin me ‘bari sintetik’ në Drenas.