Drenica dënon lojtarin që përdori gjuhë raciste, ka një reagim edhe ndaj Gjilanit

Skuadra e Drenicës ka marrë masa ndaj futbollistit të saj Shkëlzen Lushtaku që përdori fyerje raciste ndaj futbollistit të Gjilanit, Elton Calen në ndeshjen e javës së tretë në Albi Mall Superliga ndërmjet Drenicës e Gjilanit e zhvilluar në Skenderaj.

Lushtaku gjatë disa video-incizimeve dëgjohet duke e fyer në baza racore futbollistin e Gjilanit për çka shpërthyen reagime të ashpëra. Skuadra nga Skenderaj ka vendosur ta dënoi me 400 euro gjobë lojtarin, derisa është parë e habitur me reagimin e SC Gjilanit i cili kishte thënë se këtë rast e ka paraqitur menjëherë pas ndeshjes e ku në bazë të protokolleve nuk rezulton ndonjë ankesë.

“Pas publikimit të pamjeve dhe reagimit të SC Gjilanit ne kemi shpalosur gjithë protokollin e ndeshjes dhe nuk kemi gjetur asnjë shënim apo ankesë nga ana e zyrtarëve të Gjilanit për lojtarin”, thuhet ndër të tjera nga ana e KF Drenicës në një komunikatë të lëshuar në Facebook.

Më poshtë gjeni komplet komunikatën e KF Drenica:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *